Të nderuar qytetarë dhe konsumatorë,
NPH “Ibër-Lepenci” sh.a. informon opinionin publik se sistemi Ibër-Lepenc po funksionon normalisht dhe pa asnjë ndërprerje që do të mund të ndikonte në furnizimin me ujë të konsumatorëve.
Niveli i ujit në kanal është stabil dhe në përputhje me nevojat e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit, industrisë dhe sektorit të bujqësisë. Që nga fillimi i sezonit të ujitjes, më 1 qershor 2026, sistemi po furnizon me rreth 6.000 litra ujë në sekondë, kapacitet i mjaftueshëm për të përmbushur njëkohësisht nevojat për ujë të pijshëm, nevojat e KEK-ut dhe ujitjen e tokave bujqësore.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe nuk janë evidentuar probleme të cilësisë së ujit apo turbullira që do të ndikonin në furnizimin e rregullt të konsumatorëve.
Bazuar në të dhënat operative dhe monitorimin e vazhdueshëm të sistemit, NPH “Ibër-Lepenci” sh.a. konfirmon se furnizimi me ujë nga kanali Ibër-Lepenc është zhvilluar sipas parametrave të planifikuar dhe nuk ka pasur kufizime nga ana e ndërmarrjes sonë.
NPH “Ibër-Lepenci” sh.a. mbetet e përkushtuar për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë, si dhe për të ofruar informim transparent dhe të saktë për qytetarët.
Faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Me respekt,
NPH “Ibër-Lepenci” sh.a.