Përkundër një periudhe intensive me të reshura të shiut, që ka qenë pothuajse e pandërprerë gjatë gjithë kohës, N.H “Ibër – Lepenc” sh.a., me kohë ka funksionalizuar sistemin e ujitjes në mënyrë që të jetë sa më afër nevojave të bujqve dhe me qëllim të maksimalizimit të rendimenteve të kulturave bujqësore.

Të reshurat e fundit përveq dëmeve materiale në shumë qytete të Kosovës, kanë pasur ndikim negativ edhe në fushën e bujqësisë. Megjithatë, ndërmarrja jonë është përgatitur maksimalisht që t’i kryej të gjitha detyrat që kërkohen prej saj.

Kryetarëve të komunave të Prishtinës, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Obiliqit: z. Përparim Rama, z. Bedri Hamza, z. Ferit Idrizi dhe z. Xhafer Gashi, dëshirojmë t’u shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë, të cilët kanë pranuar të subvencionojnë ujitjen për fermerët e komunave të tyre. Falë këtyre bashkëpunimeve bujqit do t’a kanë një kosto më të ulët të prodhimeve bujqësore.

Prandaj, ju bëjmë ftesë të gjithë bujqve, të cilët i kanë të mbjellat në tokat ku shtrihet hidrosistemi “Iber-Lepenc”, të paraqiten tek Njësitë Punuese në komunat gjegjëse, për të kontraktuar për ujitjen e tokave bujqësore dhe të shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë këtë bashkim forcash në mes të Ministrisë së Bujqësisë me subvencionim të kulturave bujqësore, komunave me subvencionim të ujitjes si dhe shërbimeve kualitative të N.H. “Ibër – Lepenc” sh.a.

Post a comment

Your email address will not be published.