7 shtator 2025, Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” SH.A. mbajti Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të Aksionarit, ku u prezantuan dhe u shqyrtuan raportet kryesore për veprimtarinë e ndërmarrjes gjatë vitit 2024.

Në këtë mbledhje morën pjesë Bordi i Drejtorëve, i udhëhequr nga kryesuesi z. Bajram Mustafa, si dhe menaxhmenti i lartë i ndërmarrjes, me në krye Kryeshefin Ekzekutiv, z. Faruk Mujka.

Të pranishëm ishin gjithashtu edhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP), përkatësisht:

  • znj. Merita Osmani-Ejupi, këshilltare e Ministrit të Ekonomisë;
  • znj. Vlora Tosuni, ushtruese e detyrës së Drejtoreshës së Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike;
  • z. Dëfrim Pllashniku, udhëheqës i Divizionit për Politika të Ndërmarrjeve Publike në NJPMNP;
  • dhe znj. Qëndresa Morina-Isufi, analiste në NJPMNP.

Gjatë mbledhjes u prezantuan, u diskutuan dhe u miratuan këto pika të rendit të ditës:

  • Raporti Vjetor i Ndërmarrjes për vitin 2024;
  • Raporti i Auditorit të Jashtëm për Pasqyrat Financiare të vitit 2024;
  • Vlerësimi i performancës së menaxhmentit për vitin 2024.

Nga diskutimet e zhvilluara u vlerësuan rezultatet dhe arritjet e ndërmarrjes gjatë vitit 2024, si në aspektin operacional ashtu edhe në atë të menaxhimit të përgjithshëm. Në veçanti, u theksua reagimi i shpejtë dhe efikas i Ndërmarrjes pas sulmit terrorist në Vragë, ku falë angazhimit të menjëhershëm të ekipeve profesionale u arrit që të sanohen me sukses dëmet, të riparohet akuadukti dhe të sigurohet furnizimi i pandërprerë me ujë për KRU-të dhe industrinë.

Po ashtu u vlerësua lart edhe suksesi i ndërmarrjes në aspektin financiar dhe operativ, që reflekton menaxhim të përgjegjshëm dhe përkushtim ndaj objektivave strategjike të saj.

Po ashtu, u ritheksua përkushtimi i Ndërmarrjes për të vazhduar me avancimin e shërbimeve, si dhe për të forcuar efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien në menaxhim, gjithmonë në funksion të realizimit të misionit të saj në shërbim të interesit publik.

Post a comment

Your email address will not be published.