
Njoftim
Ndërmarrja Publike “Ibër Lepenc” SH.A. njofton opinionin publik, partnerët dhe palët e interesit se, për shkak të renovimeve në objektin aktual në rrugën “Bill Clinton”, është bërë zhvendosja e përkohshme e stafit dhe zyrave të ndërmarrjes.
Nga data 01.09.2025, të gjitha shërbimet dhe aktivitetet tona do të zhvillohen në lokacionin e ri:
📍 Adresa e re:
Lagjja Pejton, Rr. Lorenc Antoni, Nr. 26,
10000 Prishtinë, Kosovë
📞 Numri i ri i telefonit:
038 609 599
📧 Email zyrtar për kontakt:
info@iber-lepenc.org
Kjo zhvendosje është e përkohshme dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve në objektin aktual.
Faleminderit për mirëkuptimin!