Ka pasur vite kur Ibër Lepenc luftonte vetëm për të mbijetuar, mes humbjeve të mëdha, pritjeve të ulëta dhe mosbesimit të vazhdueshëm. Sot, realiteti është tjetër.

Të hyrat janë rritur vazhdimisht nga viti në vit dhe këtë vit po arrijnë një rekord historik prej rreth 12.5 milionë euro. Pas shumë vitesh humbje, sot po flasim për fitim prej rreth 2 milionë euro.

Këto shifra nuk janë thjesht numra; janë dëshmi se puna e përditshme, vendimet e guximshme dhe përgjegjësia japin rezultat. Në kohë kur flitet shumë, ne zgjedhim të punojmë, sepse zhurma kalon, por puna dhe rezultatet mbeten.

Ibër Lepenc po ecën përpara — me fakte, jo me fjalë.

Post a comment

Your email address will not be published.