Të nderuar qytetarë,

Si pasojë e reshjeve të fundit atmosferike, rritjes së prurjeve të pakontrolluara nga përrockat përreth, si dhe rrëshqitjeve të dheut përgjatë kanalit të Ibër-Lepencit, është shënuar një nivel i lartë i turbullirës në kanalin kryesor.

Ky kanal furnizon me ujë të patrajtuar KRU Mitrovica dhe KRU Prishtina, ndërsa rritja e turbullirës ka pamundësuar përkohësisht trajtimin normal të ujit për pije nga ana e këtyre ndërmarrjeve.

Ekipet tona teknike janë në terren dhe po angazhohen vazhdimisht në largimin e dheut nga kanali. Megjithatë, për shkak të kushteve natyrore dhe intensitetit të turbullirës, rikthimi në gjendje normale kërkon kohë.

Ndërmarrja jonë po e monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe do të njoftojë publikun për çdo zhvillim të mëtejmë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj gjatë kësaj situate të jashtëzakonshme.

Post a comment

Your email address will not be published.