Ndërmarrja publike “Ibër-Lepenc” vazhdon të tregojë bashkëpunim të ngushtë dhe efektiv me Policinë e Kosovës në veri. Për angazhimin dhe koordinimin e vazhdueshëm, Policia ka vlerësuar kontributin e ndërmarrjes duke i dhënë mirënjohje të posaçme.
Më poshtë, po sjellim postimin e kryeshefit ekzekutiv, z. Faruk Mujka, i cili shpreh falënderimet dhe angazhimin për vazhdimin e këtij bashkëpunimi:
Ishte kënaqësi e madhe të pranoj sot në emër të ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, nga ana e Policisë, respektivisht nga zv. Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Kosovës, z. Veton Elshani, mirënjohje për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm gjatë realizimit dhe aktiviteteve të përbashkëta të cilat kanë rezultuar në mbarëvajtjen e proceseve, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë si dhe mbrojtjen e interesit publik.
Unë publikisht falemnderoj Policinë e Kosovës që e ka bërë të mundshme funksionimin e ndërmarrjeve publike në Veri pothuaj njëjtë si në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ky bashkëpunim do të vazhdoj përherë sepse ekziston interesi dhe qëllimi i njëjtë, realizimi i interesave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.


