VALMIR BERISHA
Zyrtar i Teknologjisë së Informacionit
NPH “Ibër-Lepenc” Sh.A.
Me pikëllim të thellë dhe me ndjenjën e humbjes së parikuperueshme, Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh.A. njofton se kolegu ynë i dashur, Valmir Berisha, Zyrtar i Teknologjisë së Informacionit, na ka lënë përgjithmonë.
Valmiri ka qenë pjesë e pandashme e familjes sonë institucionale — një profesionist i përkushtuar, i sjellshëm dhe i besuar. Gatishmëria e tij e vazhdueshme për të ndihmuar, karakteri i butë e njerëzor dhe etika e punës e bënin atë jo vetëm kolegun e duhur, por edhe shokun e mirë të punës për të gjithë ne.
Humbja e tij lë zbrazëti të madhe në kolektivin tonë — zbrazëti të cilën do ta mbajmë në kujtesë me mirënjohje dhe me respekt të thellë.
Familjes së të ndjerit, të afërmve dhe miqve të tij u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Lutemi që Zoti i Madhërishëm t’u japë familjarëve forcë e durim në këto momente të rënda.
Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh.A.
Prishtinë, 2 Prill 2026