
Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër Lepenc” Sh.A. z. Faruk Mujka me bashkëpunëtor vizituan punimet të cilat janë duke u realizuar në kuadër të projektit me Bankën Botërore “Siguria e Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit”, përkatësisht nënprojektit “Rehabilitimi i Kanalit Kryesor të Ibër Lepecit”, projekt ky që financohet përmes kredisë nga Banka Botërore dhe i cili është i një rëndësie të veçantë për ndërmarrjen tonë dhe për Republikën e Kosovës. Vlera e këtij projekti është 12,875,771.63€.
Objektivi i këtij projektit është rritja e kapaciteteve dhe përmirësimi i menaxhimit të burimeve ujore si dhe rritjen e cilësisë për ujitje bujqësore si dhe për shfrytëzuesit industrial (KEK-u, Ferronikelit etj.) si dhe furnizimi me ujë të pijshëm për KRU Prishtina, KRU Mitrovica dhe KRU Vushtrria.
Punimet janë duke u realizuar sipas kontratës dhe sipas standardeve të kërkuara si dhe me një dinamikë të kënaqshme. Ky projekt pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2024.
Kryeshefi Ekzekutiv z. Mujka u informua nga kontraktori për dinamikën e punimeve, si dhe sfidat e ndryshme që i hasin në realizimin e punimeve.
Kryeshefi Ekzekutiv z. Mujka, shprehu mbështetje të plotë dhe njëherit kërkoi dinamikë të shtuar nga kontraktuesi për realizimin e punimeve në afatin e paraparë, për çka palët kishin dakordim.





