Tërësitë Organizative

Takimi me Ambasadorin Shqiptar z.Qemal Minxhozi

Kisha nderin dhe kenaqesinë të prisja në takim të veqantë shkelqesinë e tij ambasadorin e shtetit Shqiptar z.Qemal Minxhozi. Në këtë takim e informova z.Minxhozi rreth funksionimit të ndërmarrjës Hidroekonomike Ibër Lepenc, e cila funksionon jashtëzakonisht mirë që nga Ujmani me tërë asetet e saja teknike dhe të gjitha njesitë. Me theks të veçant e njoftova ambasadorin për kujdesin dhe rendesinë e Ujmanit i cili funksionon në mënyrën më të mirë  të mundëshme.


Shkëlqësia e tij z.Minxhozi, më njoftoj rreth energjisë alternative në Shqipëri e poashtu na e bëri një prezentim të shkurtër rreth fuqisë energjetike të hindrocentraleve në Shqipëri. Ai shprehu gadishmerinë e tij që në çdo kohë të ofroi përkrahje dhe përvojë profesionale nga Shqipëria në këtë fushë. Në përfundim të takimit z.Berat Lushtaku i dhuroi ambasadorit z.Minxhozi, një pikturë e cila përmbanë pamjën e Ujmanit, asetit kryesor në Republikën e Kosovës.