Ndërmarrja Hidroekonomike 'Ibër Lepenc' SH.A.
NH Ibër-Lepenc Sh. A. me seli në Prishtinë është ndërmarrje shumëfunksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.
- N.P.H Ibër-Lepenc është themeluar me Vendimin e Kuvendit të Kosovës me 28 Shkurt 1967, me seli në Prishtinë.
- Ndërmarrja është konstituar në vitin 1986 si Ndërmarrje shoqërore me qëllim të operimit dhe mirëmbajtjes të infrastrukturës të këtij sistemi shumfunksional.
- Ndërtimi i këtij sistemi është paraparë të bëhet në dy faza:
IBRI ( ka përfunduar në vitin 1986 )
LEPENCI (nuk është realizuar)
- Ndërkaq kjo Ndërmarrje që nga pas lufta është transformuar në Ndërmarrje Publike N.H.,,Ibër-Lepenc nga UNMIK-u.
- Pas Korporatizimit të Ndërrmarjes, më 01/01/2008, Ndërmarrja është shëndërruar në Ndërrmarje Hidro-Ekonomike Ibër-Lepenc Sh. a.
- Ndërmarrja është Shoqëri Aksionare në pronësi 100% të Qeverisë së Kosovës.

